LajmeMaqedoni

Mësuesit në RMV do të kenë përfundimisht zgjidhje me E-ditarin e ri

Tani ka zgjidhje elegante, për shembull, gjatë çregjistrimeve dhe regjistrimeve të nxënësve gjatë vitit shkollor ose transferit të arsimtarëve nëpër shkolla, pastaj ka përmirësime në pjesën e menaxhimit me paralelet, mungesat, notat dhe sjelljen”, sqarojnë nga MASH-i për Meta.mk

Zgjidhja softuerike me një bazë të vetme të dhënash dhe administrim qendror, së bashku me optimizimet e aplikuara duhet t’i zgjidhë problemet teknike me futjen e të dhënave në ditarin elektronik, deklarojnë kompetentët në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ndaj pyetjeve të Meta.mk lidhur me funksionimin e ditarit të ri elektronik në të cilin do të futet e gjithë evidenca pedagogjike.

Kjo domethënë se tani më nuk duhet të ndodhë që të mos regjistrohen notat e futura në sistem kur arsimtarët përpiqen t’i fusin të njëjtat, që ishte problem para fundit të gjysmëvjetorit ose të vitit shkollor, kur ngarkesa e sistemit është e madhe.

Çfarë është përmirësuar dhe çfarë do të përmirësohet këtë vit shkollor me qëllim që të minimizohen problemet teknike që kanë ekzistuar në vitet e kaluara? Nga MASH-i me përgjigje se tani ka një zgjidhje të vetme softuerike.

“Përmirësimi kryesor konsiston në atë se për dallim nga zgjidhja e deritanishme që ishte përmbledhje e dy sistemeve të ndryshme të zhvilluar në platforma të ndryshme që duhej të sinkronizohen vazhdimisht, tani kemi vetëm një zgjidhje softuerike me një bazë të vetme të të dhënave dhe administrim qendror. Qasja e këtillë, së bashku me optimizimet e aplikuara duhet t’i zgjidhë problemet teknike me futjen e të dhënave”, thonë ato.

Sipas personave përgjegjës, arsimtarëve dhe administratorëve të shkollave tani u janë mundësuar lehtësime dhe automatizime plotësuese, përfshirë këtu edhe të ashtuquajturat komanda të shpejta, qasja “single entry” e garantuar ku shfrytëzuesi vetëm një herë e shënon të dhënën, e pastaj ajo vendoset gjithandej ku është e nevojshme.

“Tani ka zgjidhje elegante, për shembull, gjatë çregjistrimeve dhe regjistrimeve të nxënësve gjatë vitit shkollor ose transferit të arsimtarëve nëpër shkolla, pastaj ka përmirësime në pjesën e menaxhimit me paralelet, mungesat, notat dhe sjelljen”, shtojnë nga MASH-i.

Optimizimet dhe sistemi i përmirësuar janë rezultat i problemeve të paraqitura dhe propozimeve të parashtruara nga ana e vetë arsimtarëve dhe administratorëve të shkollave.

“Ky sistem përveç se është i zhvilluar në bazë të specifikacioneve teknike si obligim i detyrueshëm, është i plotësuar edhe me funksionalitete dhe përmbajtje që rrodhën nga interaksioni i realizuesve me përdoruesit kyç, për çka MASH-i insistonte dhe për çka i siguroi të gjitha kushtet e nevojshme”, sqarojnë ato.

Që të dinë ta përdorin e-ditarin e ri, arsimtarët këtë verë duhej të shkonin nëpër trajnime. Nga MASH-i për Meta.mk informojnë se janë trajnuar të gjithë përdoruesit kyç të MASH-it dhe institucioneve të lidhura, si dhe të gjithë administratorët shkollorë të nominuar sipas sistemit “train the trainer”.

“Ato pastaj e ndërmarrin në kompetencat e tyre aftësimin e përdoruesve. Ky proces duhet të kompletohet në fazën e të ashtuquajturit pilotim i sistemit, periudhë në të cilën do të jenë në dispozicion edhe trajnime plotësuese tematike”, thonë nga MASH-i.

Ditari elektronik është zhvilluar që t’i përfshijë të gjithë ndryshimet në sistemin arsimor që i solli koncepti i ri i arsimit, jo vetëm në mënyrën e realizimit, por edhe në mënyrën e evidentimit të mësimit.

“Ka edhe një sërë funksionalitetesh të tjera, përfshirë këtu optimizimet e planeve mësimore dhe programeve dhe janë krijuar raporte speciale për Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe Qendrën për Arsim Profesional dhe Trajnime, pastaj, është avancuar sistemi i administratës qendrore, veçanërisht pjesa e mbylljes dhe hapjes së viteve të reja shkollore me transfer të të dhënave për paralelet dhe gjenerim automatik të lëndëve mësimore”, shtojnë nga MASH-i.

E-ditarin e përdorin edhe prindërit të cilët më futjen e emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, mund t’i shohin notat dhe mungesat e fëmijëve të tyre. Ato edhe në sistemin e ri mund të kenë qasje me emrat e përdoruesit dhe fjalëkalimet ekzistuese.

“Prindërit do të mund të kyçen në sistem me llogaritë e njëjta të përdoruesit si deri tani, mirëpo do të duhet patjetër ta administrojnë profilin e tyre, e posaçërisht fjalëkalimet në pajtim me rregullativën dhe standartet për siguri dhe mbrojtje të të dhënave personale. Në këtë aspekt, sistemi kërkon nga të gjithë përdoruesit, përfshirë këtu edhe prindërit, përdorim të përgjegjshëm dhe menaxhim me fjalëkalimet, para së gjithash për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale dhe atyre të ndjeshme të nxënësve, por edhe për shkak të mbajtjes së nivelit të lartë të sigurisë së sistemit në përgjithësi”, theksojnë nga MASH-i.

Meta.mk në qershor të këtij viti shkroi se arsimtarët kishin probleme me futjen e të dhënave në e-ditar.

“Error, 503, Service Unavailable”, futje e më shumë notave ndërsa regjistrim i vetëm njërës, çkyçje nga sistemi dhe kyçje të sërishme, vështirësi në përgatitjen e raporteve për sukses dhe sjellje – janë vetëm një pjesë e problemeve me të cilat përballen arsimtarët këtyre ditëve gjatë futjes së të dhënave në ditarët elektronik.

Ditarë të shkruar tanimë disa vite që nuk ka, kështu ato elektronik janë vendi i vetëm ku shënohen të gjitha përmbajtjet – notat, mungesat, përgatitjet ditore dhe raportet nga shëtitjet e realizuara.

Kishte arsimtarë që në orarin e punës kishin problem me kyçjen në sistem edhe me futjen e të dhënave, e pastaj punonin deri në mesnatë, kur sistemi nuk ishte i ngarkuar me shumë shfrytëzues. Një arsimtare nga Negotina, në bisedë telefonike me Meta.mk tha se të gjitha të dhënat e futura për një periudhë tre javore, për një moment i janë zhdukur, gjegjësisht nuk janë ruajtur.

“Nuk mund të mbajmë këshill të arsimtarëve nëse nuk i kemi futur notat vjetore në e-ditar. Që të jap raport për klasën time, duhet të kem nxjerrë suksesin mesatar të klasës. E si ta bëj këtë, kur kam probleme teknike. Fus të dhëna në orën dy pas mesnate sepse atëherë ka më shumë mundësi që të punohet”, deklaroi arsimtarja për Meta.mk.

Show More

Related Articles

Back to top button