LajmeMaqedoni

Gjykata politike e Ramës rrëzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e gjykatëses që shkeli Kushtetutën

Gjyqtarja Flora Hajredini ka rrëzuar kërkesën e depozituar sot nga mbrojtja e kryedemokratit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij.

Avokatët e Kryetarit të PD-së Sali Berisha kanë depozituar sot në GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të ish-kreut të qeverisë.

Berisha ka deklaruar më herët se gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka dhënë vendimin për “kufizimin e lirisë” për të, ka bërë shkelje të kushtetutës dhe ndaj saj do të depozitohet padi.

Njoftim

Në kryesekretarine e GJKKO-së, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09:45, është paraqitur kërkesa e kërkuesit Sali Berisha, me objekt: “Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka”, nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha, me bazë ligjore nenet 17, 18, 19, 21, 22, 23 të Kodit të Procedurës Penale. Duke qenë se gatishmëria për javën 23.10.2023-29.10.2023, referuar urdhërit të gatishmërisë të zv.Kryetares së gjykatës, i takon gjyqtares Irena Gjoka, kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtares pasardhëse të gatishmërisë, Flora Hajredinaj.

Show More

Related Articles

Back to top button