BotaLajme

Biden: SHBA dhe Kina duhet të punojnë së bashku për t’i kapërcyer vështirësitë globale

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden priti në një takim në Shtëpinë e Bardhë ministrin e Jashtëm të Kinës, Wang Yi, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Biden dhe Wang Yi diskutuan lidhur me marrëdhëniet Kinë-SHBA. Në takim, Biden tha se dy vendet duhet të vazhdojnë të mbajnë hapur linjat e komunikimit. Ai tha se SHBA-ja dhe Kina duhet të punojnë së bashku për të kapërcyer vështirësitë globale.

Gjithashtu Biden përcolli ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-kryeministrit kinez, Li Keqiang i cili ka ushtruar detyra në Kinë gjatë viteve 2013-2023 dhe i cili ndërroi jetë dje.

– Wang u takua edhe me Sullivan

Në një deklaratë tjetër nga Shtëpia e Bardhë thuhet se edhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan u takua në Washington me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi.

Sullivan dhe Wang diskutuan për çështje të tilla si marrëdhëniet SHBA-Kinë, konfliktin Izrael-Hamas dhe luftën Rusi-Ukrainë.

Duke shprehur shqetësimet e tij për “veprimet e rrezikshme dhe të paligjshme” të Kinës në Detin e Kinës Jugore, Sullivan theksoi rëndësinë e sigurimi të paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit.

Sullivan dhe Wang potencuan se janë të gatshëm për të mbajtur të hapur kanalin e komunikimit strategjik dhe për të vazhduar marrëdhëniet diplomatike të nivelit të lartë, përfshirë punën së bashku për takimin mes Bidenit dhe presidentit kinez, Xi Jinping në San Francisco muajin e ardhshëm.

Rikujtohet se Sullivan dhe Wang u takuan edhe në muajin shtator në Maltë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një bisedë të zhvilluar më 26 tetor me homologun e tij kinez Wang Yi diskutoi për çështjet dypalëshe, rajonale dhe globale.

Show More

Related Articles

Back to top button