LajmeRajon

Vuçiç pranon epërsinë e Kurtit në Bruksel: Bëri një truk të mirë, por do jetë afatshkurtër

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një truk të mirë, por afatshkurtër në Bruksel, sepse fillimisht ka pasur një takim me zyrtarë evropianë dhe ka ofruar të nënshkruajë të tre dokumentet, sepse e dinte që Beogradi nuk do ta pranonte pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin në OKB.

“E ka provuar edhe më parë dhe dje ishte fare e sigurt, por nuk mendoj se mund të ndodhë më. Kurti takimin e parë e ka pasur me përfaqësuesit e fuqive të mëdha evropiane, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe më pas kreun e Këshilli Evropian dhe Borella dhe Lajçak. Dhe ai ua prezantoi idenë – le t’i nënshkruajmë të tre dokumentet”, tha Vuçiç për TV Pink.

Vuçiç deklaroi se bëhet fjalë për marrëveshjen e dytë të Brukselit dhe Ohrit dhe propozimin e fundit që mbërriti në Beograd më 21 tetor për Asociacionin.

“Pse e solli, sepse e kishte të qartë se Serbia nuk mund ta nënshkruante sepse e kam thënë tashmë 10 herë, por ai e di që liderët e vendeve të mëdha nuk e dinë çdo detaj dhe pastaj u përpoq ta shiste. Dhe fjala është sigurisht për një truk, sepse ai nuk është aspak i gatshëm të formojë Asociacionin”, theksoi presidenti serb.

Show More

Related Articles

Back to top button