LajmeRajon

“Mali i Zi të bashkohet me Serbinë dhe Republikën Srpska”, Podgorica e ashpër ndaj Dodik

Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik tha të shtunën se serbët në këtë shekull duhet “të formojnë një shtet të vetëm, të përbërë nga Serbia, Republika Sërpska dhe Mali i Zi, nëpërmjet mjeteve demokratike dhe masave politike, jo përmes luftës dhe t’ua lënë atë brezave të ardhshëm.”

“Ne po jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri i botës, serbët nuk duhet të ngelen në sy, por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm të përbërë nga Serbia, Republika Srpska, nëse është vendim demokratik, dhe Mali i Zi,” deklaroi Dodik.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi duke thënë se vendi është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht, anëtar i NATO-s, i fokusuar në të ardhmen evropiane, dhe jo, siç thonë ata, në idetë retrograde, sipas Vijesti.me.

Show More

Related Articles

Back to top button