LajmeSport

“Topi i Artë”, garë e ngushtë mes Mesit, Halandit dhe Mbape-s

Lionel Mesi, Erling Haland dhe Kilian Mbappe janë tepër afër në numrin e votave për fituesin e “Topit të Artë” të këtij viti, kanë konfirmuar organizatorët e këtij eventi madhështor.

“Këtë vit është ngushtë… është shumë, shumë ngushtë”, ishte mesazhi i kryeredaktorit të “France Football”, Vinsent Garcia, i cili komentoi  votimin për “Topin e Artë 2023” mes Mesit, Halandit dhe Mbape-s. “France Football”, natyrisht, ka kryesuar çmimin prestigjioz për pjesën më të madhe të historisë së tij.

Tre lojtarë janë kandidatët kryesorë për trofeun e “Topit të Artë” të këtij viti.

Messi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, dhe Haland udhëhoqi Mançester Sitin në kurorën e trefishtë (Ligën Premier, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve).

Ndërkohë, Kilian Mbape shënoi një hat-trik në finalen e Botërorit për Francën, pavarësisht se nuk u kurorëzua kampione, dhe fitoi “Këpucën e Artë” në Kampionatin Botëror në Katar.

Kujtojmë se fituesit e çmimit kryesor në garat për meshkuj dhe femra, si dhe për nderime të ndryshme dytësore do të zbulohen në ceremoninë e “Topit të Artë 2023”, që do të mbahet në “Theatre du Chatelet” në Paris.

Show More

Related Articles

Back to top button