Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Shkup tha se gjërat me të vërtet kanë ndryshuar për të mirë në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, shkruan TV21. E pyetur nëse Maqedonia e Veriut mund të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030, der Leyen tha se për këtë moment duhet të bëhen reformat e nevojshme.
“Ky proces nuk është i ngurtë, është i bazuar në meritokraci, kështu që askush nuk duhet të pres për një datë të caktuar. Mund të jeni edhe më të shpejtë. Sa më i shpejtë të jetë procesi i reformave, aq më e mirë është mundësia për anëtarësim. Kjo është shumë me rëndësi. Kështu që, është hapur një dritare e mundësisë, le ta shfrytëzojmë së bashku këtë moment” , tha