LajmeRajon

PD paralajmëron tensione në Parlament, Rama porosi deputetëve të PS: Ata të bëjnë ç’të duan, ne të jemi të unifikuar

Paraditen e sotme kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të PS. Mbledhja vjen pas paralajmërimeve të bëra nga opozita për tensione në seancën e parlamentit që zhvillohet në orën 17:00.

Në mbledhje Rama ka porositur deputetët që të jenë të unifikuar në qëndrimet e tyre për çdo situatë që mund të krijohet në Parlament.

“Ne vazhdojmë te respektojmë rregulloren, ata të vijojne punen e tyre. Për çdo situatë të krijuar duhet që PS të jetë e unifikuar në qëndrim”, mësohet të jetë shprehur Rama.

Deputetët e përjashtuar të PD kanë njoftuar se do të jenë të pranishëm në seancën e ditës sotme, pavarësisht se Kuvendi i ka njoftuar se edne nuk ka përfunduar masa disiplinore prej 10 ditësh.

Show More

Related Articles

Back to top button