LajmeMaqedoni

Në RMV 100 për qind e nxënësve të shkollave të mesme mësojnë gjuhë të huaj

Maqedonia e Veriut është në mesin e pesë vendeve në Evropë ku 100 për qind e nxënësve të shkollave të mesme mësojnë gjuhë të huaj në shkolla, tregon analiza e portalit “Landgeist”, e bazuar në të dhënat e “Eurostat”. Përveç se në vendin tonë, të gjithë nxënësit e shkollave të mesme mësojnë gjuhë të huaj edhe në Lihtenshtajn, Rumani dhe Suedi.

Sistemi arsimor është një nga shkaqet për shkak të të cilit shumë njerëz në Evropë mund të flasin gjuhë të huaj. Tre e katërta e të gjithë nxënësve të shkollave të mesme në vendet evropiane mësojnë një ose më shumë gjuhë të huaj. Edhepse kjo nuk garanton se këto nxënës në fund do të mund t’i flasin gjuhët të cilat mësohen, kjo iu siguron mjete që të arrijnë atë njohuri.

Pjesëmarrje më të vogël të nxënësve të shkollave të mesme të cilët mësojnë gjuhë të huaj ka në Danimarkë (76,0%) dhe në Islandë  (80,2%). Megjithatë, këto dy vende janë të njohura për atë që kanë popullsi e cila flet shkëlqyeshëm gjuhën angleze.

Në Bullgari gjuhë të huaj mësojnë 98,8 për qind të nxënësve të shkollave të mesme, në Kroaci 98,6, Slloveni 97,8, në Greqi 95,3, ndërsa në Gjermani 87,8 për qind.

Show More

Related Articles

Back to top button