Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, sot në mëngjes ka pranuar vaksinën kundër gripit sezonal në pikën e vaksinimit të punonjësve shëndetësorë, e cila u hap në Institutin e Shëndetit Publik.
Vaksinimi kundër gripit sezonal kryhet në territorin e gjithë vendit në qendrat shëndetësore publike dhe disa nga qendrat shëndetësore në Shkup.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se çdo qytetar mund të regjistrohet në faqen vakcinacija.mk dhe do të marrë SMS për ditën, orën dhe vendin e saktë ku mund të vaksinohet kundër gripit sezonal.
“Ftojmë qytetarët e interesuar të regjistrohen për vaksinim, vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Ministria e Shëndetësisë këtë vit ka siguruar 60 mijë vaksina të destinuara për imunizimin e kategorive të rrezikut të qytetarëve dhe punonjësve shëndetësorë. Vaksinat për ta janë falas. Për më tepër, qendrat e shëndetit publik ofrojnë vaksina për përdorim komercial”, tha Fatmir Mexhiti.