LajmeMaqedoni

Të burgosurit në “Idrizovë” kërkojnë takim me Avokatin e Popullit dhe Komitetin e Helsinkit, në të kundërtën futen në grevë urie

Të dënuarit nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues “Idrizovë” kërkojnë takim me Avokatin e Popullit dhe Komitetin e Helsinkit, në të kundërtën nga nesër paralajmërojnë grevë urie.

Nga administrata e I.N.P. “Idrizovë” konfirmojnë se kanë marrë një letër me paralajmërim për grevë urie.

Në letër thuhet se greva është për shkak të dënuarve që mbetën të lënduar këtë fundjavë gjatë bastisjes në repartin gjysmë të hapur.

“Ne të dënuarit e I.N.P. ‘Idrizovë’ ju njoftojmë se nga nesër, 31 tetor, do të fillojmë me grevë urie për shkak të të dënuarve rëndë të lënduar, të cilëve nuk u ofrohet kujdes mjekësor edhe pse janë të lënduar rëndë, si pasojë të aksionit të policisë”, thuhet në letër.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar këtë fundjavë se “gjatë një bastisje në repartin gjysmë të hapur në ‘Idrizovë’, në një përleshje me një grup të burgosurish, të cilët kanë rezistuar, janë lënduar 10 policë”.

Gjatë kontrollit, siç thuhet, “u gjetën 63 telefona celularë, 82 thika, 71 karikues të celularëve dhe drogë.

Show More

Related Articles

Back to top button