BotaLajme

Bie vlera e euros, barazohet me dollarin

Euro shënoi uljen më të madhe në 20 vjetët e fundit, duke u barazuar me dollarin, raporton Reuters të martën.

1 euro tash ka vlerën e 1 dollari, derisa janë ngritur shqetësime për një krizë energjetike që do të çojë në recesion.

Euro ra në 1.0051 dollarë, kundrejt dollarit amerikan, që pati vlerë të ulët nga dhjetori i 2002-s.

Monedha amerikane pritet të shënojë rritje të hovshme. Konsumatorët amerikanë shohin rritje të mëtejshme të inflacionit në vitin e ardhshëm.

Deri në qershor të vitit 2022, çmimet besohet se u rritën me një normë vjetore prej 8.8 për qind.

Ndërkohë dollari australian ra në 0.67 dollarë, duke shënuar rënien më të madhe që nga qershori i 2020-s.

© KOHA.

Show More

Related Articles

Back to top button