LajmeRajon

“Detyrim paraqitje” dhe bllokim pasaporte për Berishën, Gjokutaj ankimon vendimin e GJKKO-së

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka ankimuar masën e caktuar nga GJKKO “detyrim paraqitje” dhe bllokim të pasaportës për ish-kryeministrin.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Në një prononcim për mediat, Gjokutaj akuzoi gjykatën se po bën shkelje të procedurave dhe se po ndjek praktika të tilla që të humbasë kohë me afatet.

“Depozitova ankimin e vendimin e apelit. Vendimi për seancën e verifikimit të ekzekutimit nuk është depozituar akoma. Kjo është shkelje akoma më e madhe, flagrante, e gjykatës edhe për të na humbur afatin. Për masat e sigurimit kanë një praktikë antiligjore që kanë aplikuar dhe kjo praktikë të heq mundësinë për të anikmuar me argumente. Të dyja vendimet janë pasojë e moskonsiderimit të provave dh rrethanave. Të dytja vendimet nuk kanë efekt. Nuk e di…sa është data sot? 30 tetor?!”, tha ai.

Nga ana e tij Berisha nuk ka pranuar që të paraqitet për t’u marrë në pyetje në seancë në GJKKO, madje nuk ka pranuar as të përfaqësohet në gjyq, ndërkohë që i kanë caktuar avokat nga shteti. Kujtojmë se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ndodhet pas hekurave për këtë çështje.

Show More

Related Articles

Back to top button