Autoritetet urgjentisht të gjejnë një zgjidhje ligjore që do të mundësonte pushim të lehonisë me pagesë dhe në të njëjtën kohë pushim mjekësor të paguar për gratë fermere. Ky ishte apeli dhe kërkesa deri tek autoritetet në konferencën e Rrjetit për mbrojtje nga diskriminimi.
Sipas Marina Tosheska me vete faktin se do të kemi këtë ligj në të drejtën për gratë fermere, atëherë do të ishte e mundur që gratë fermerë të investonin më shumë në sektorin e bujqësisë dhe në këtë mënyrë sipas saj do të kishim komunitete të qëndrueshme socio-ekonomike.
“Konferenca e sotme është një apel për autoritetet që urgjentisht të kalojnë një zgjidhje ligjore që do të mundësonte pushim të lehonisë me pagesë dhe në të njëjtën kohë pushim mjekësor të paguar për gratë fermere dhe punonjëse të bujqësisë. Për disa vite më shumë se 70 organizata joqeveritare kanë paralajmëruar se kjo është më se e nevojshme sepse lejon aksesin në të drejtat themelore të njeriut, amësinë dhe kujdesin ndaj fëmijëve për gratë bujqësore”, deklaroi Marina Tosheska, udhëheqëse e Agro Lag Lider.
Sipas Dragana Drndarevski nga koalicioni Margini, diskriminimi në vend ekziston në çdo bazë që parashikohet në ligj për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.
“Në vitin e fundit shohim që barazia gjinore apo gjinia sipas bazës diskriminuese, diskriminimi ndaj grave e sidomos ndaj identiteteve të grave si gratë rurale, gratë rome, gratë trans gjinorë janë cak i diskriminimit dhe cak i gjuhës së urrejtjes, dezinformatave dhe shpifjes”, deklaroi Dragana Drndevska – Koalicioni Marigin.
Sipas statistikave në vendin tonë gra fermerë janë të regjistruara vetëm 1075 dhe sipas udhëheqëses së Agro LAG Lider, gratë fermere, përballen me të ardhura të ulëta nga aktiviteti bujqësor, qasje në të drejtat shëndetësore dhe të mbrojtjes sociale dhe siguria në punë. Me ndryshimet ligjore gratë fermere do të ishin të barabarta në shoqëri. /Alsat.mk