GostivarLajme

“Sekretet e Urës” …, shfaqja e radhës në Teatrin e Gostivarit

“Sekretet e urës” është një metaforë që përkufizon jetën në përballje me vdekjen nga dëshpërimi në kërkim të vetvetes. Zhgënjimi dhe synimet e një ish luftëtari, në këtë ngjarje e zhveshin atë në marrëdhënien/përballje me Rronin, i cili po ashtu i zhgënjyer me jetën, por me probleme krejtësisht të kundërta me Donin, shpërfaqin problemet shoqërore të një shoqërie të dal nga lufta. Në rrafshin e problemit real dhe rrjedhës së ngjarjes, ajo zhvillohet pothuajse nën ombrellën e një ndodhie imagjinatave, te një urë, e cila në kujtesën kolektive shqiptare bartë në vete flijimin e njeriut ton.

Është një ngjarje me përplot situata tallëse në marrëdhënien që krijohen në mes personazheve, e sidomos me dialogun e ndërtuar me një tis të hollë filozofik dhe kuptimplotë, duke heq maskën e të dy personazheve, e po ashtu në rrafshin filozofik, mundë të kuptojmë talljen me bindjet jo racionale të njeriut në raport me problemet sociale.

Luajnë: Driton Lazami,Vullnet Ismani,Bereda Reshit,Kujtime Ahmeti,Afrodita Xhaferi,Arian Ejupi,Ismail Omer,Lina Demiri

Regjia: Fatmir Hyseni
Autor:Seadet Beqiri
Kompozitor: Fatos Lumani
Skenografia: Bekim Korça
Kostumet: Eleonora Gagica

Show More

Related Articles

Back to top button