Dritan Abazoviq ia ka dorëzuar detyrën e kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiqit, pak orë pasi u zgjodh si kryeministër.
“Siç e dikton edhe sjellja demokratike, këtë mëngjes puna e dorëzimit të detyrës u krye! Kryeministrit të ri dhe Qeverisë së 44-t i urova mbarësi. Mali i Zi të arrijë gjithmonë vetëm suksese dhe të qëndrojë në rrugën e drejtë”, ka shkruar Abazoviqi në Facebook, teksa ka publikuar fotot e dorëzimit të detyrës.
Ai ka uruar Spajiqin edhe me një tortë.
Abazoviq u zgjodh kryeministër në prill të 2022-s. Por qysh në gusht ai u shkarkua, megjithatë qëndroi si kryeministër në detyrë deri sot.