BotaLajme

Reshjet shkaktojnë përmbytje në Milano

Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Milanos në Itali, mëngjesin e së premtes.

Një stuhi me reshje të dendura u përplas mbi rajon duke bërë që lumi Seveso të dalë nga shtrati për të përmbytur disa rrugë, duke sjellë në këtë mënyrë problematika për këmbësorët dhe qarkullimin e mjeteve.

Situata më e rëndë nga vërshimet paraqitet në zonat e Niguarda dhe Ca’ Granda. Autoritetet lokale janë në gatishmëri dhe iu bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Show More

Related Articles

Back to top button