
Kryeministri, Albin Kurti, i ka njoftuar ambasadorët e QUINT-it për më të rejat e dialogut me Serbinë. Ai tha se u takova me pesë ambasadorët e akredituar në Kosovë për t’ua ofruar atyre të rejat e fundit mbi dialogun, sikur është praktikë e zakonshme. Shpreha mirënjohjen për BE-në dhe SHBA-në për përpjekjet e tyre për ta kthyer dialogun në rrugën e duhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit. Takimi i Kurtit me ambasadorët nuk pati fare publicitet, ndërsa ambasadorët nuk pranuan të flisnin për mediat.