GostivarLajme

Merr formë rruga e fushës në Çajlë / Do të shërbej si rrugë kalimi edhe për Forinën e Çegranin

Kanë nisur punimet për rikostruksionin e rrugës së fushës në fshatin Çajlë. Rruga e gjerë që kalon përmes fushës së gjërë të fshatit ka funksionuar disa shekuj me radhë jo vetëm për nevojat e bujqësisë të këtij fshati por edhe si rrugë kalimi edhe për fshatrat e rrethit të Gostivarit e në veçanti për banorët e fshatit Forinë dhe Çegran.

Sot është punuar në pastrimin dhe zgjerimin e rrugës, ndërsa ditëve në vijim rruga do të tamponohet dhe do të shtrohet me asfalt të ripërpunuar. Investimi kap vlerën e rreth 20 mijë eurove mjete të siguruara nga një banor i fshatit Çajlë me punë në Zvicër. Rruga me gjatësi 1 kilometra pritet të jetë gati brenda muajit nëntor, tha Sinan Elezi, kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Çajlë.

Elezi u ka bërë apel qytetarëve të jenë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm dhe të mos hudhin mbeturina në vende jo adekuate. Ambienti i pastër, tha ai, është i rëndësishëm për të gjithë ne.

Show More

Related Articles

Back to top button