Ndërsa ish-sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka nisur axhendën e takimeve në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale foto albumin nga një pjesë prej tyre.
“Me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, folëm për lidhjen e ngushtë mes Shqipërisë e SHBA, pasojat e luftës mbi zinxhirin ekonomik, projektet amerikane në Shqipëri, situatën në rajon dhe bukurinë e rrallë të vendit tone”- shkruan Rama, bashkëngjitur fotove me ish sekretarin amerikan të shtetit.
Top Channel