Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së zhvilluar me Gazment Bardhin dhe deputetët e opozitës.
Ai u shpreh se do të vijojnë ‘betejën ndaj pozitës’, ndërsa u ka bërë thirrje deputetëve të PS që të ‘mos i provokojnë’ teksa opozita proteston në Kuvend.
“Diskutuam si t’i përgjigjemi dhëmb për dhëmb përpjekjeve të Ramës për vazhdimin e mohimit të të drejtave të deputetëve në Kuvend.
Së parti dënoj çdo provokim që bëhet në kohën që ne jemi në protestë në Kuvend, u kërkoj deputetëve të PS në Kuvend që të mos marrin rolin e provokatorit.
Nëse ne protestojmë për të drejtat kushtetuese të deputetit minimumi duhet të respektojnë protestën, kjo situatë i turpëron ata dhe po protestojmë për ekzistencën e parlamentit dhe demokracisë.
Mos ndodhë si dje, që ne protestonim dhe ata zhurmonin. Dje nuk pati dhunë se unë isha aty, nuk e goditi…”, tha ai.