LajmeRajon

Asociacioni për njohjen de-facto, Hill: Po flasim për elemente që ne besojmë se Kosova e Serbia janë pajtuar

Ambasadori i SHBA në Beograd, Christopher Hill, ka thënë sot se propozimi për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë ka kohë qe është në tavolinë dhe se të dy shtetet duhet të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan RTV.


“Shumë gjëra po ndodhin në botë, dhe mendoj se sa i përket dialogut, marrëveshja duhet të jetë siç tha Lajcak- sa më shpejt të jetë e mundur. Ne e dimë që elementet e marrëveshjes janë në tavolinë prej kohe. Ato kanë të bëjnë me Asociacionin, ato kanë të bëjnë me një shkallë të gjerë të ndërkombëtarizimit që Kosova po e kërkon’, ka thënë Hill.

Sipas deklaratave të Hill, gjithçka është e qartë meqë elementet e marrëveshjes janë diskutuar për një kohë të gjatë.

“Ato janë theksuar sidomos gjatë takimeve në Ohër. Është vërtetë koha për të lëvizur shpejtë dhe ecur para”, ka thënë Hill para gazetarëve i pyetur nëse BE dhe SHBA kanë vendosur një afat kohor për marrëveshje.

Ambasadori Hill s’ka dashur të komentoj deklarimet e Von Der Leyen, që Kosova duhet ta themelojë Asociacionin dhe Beogradi duhet të njohë de-facto Kosovën.

“Unë mund të them se nga pikëpamja ime, ne jemi duke folur për elemente specifike që janë në tavolinë dhe që ne besojmë se janë pajtuar të dy palët. Elementi më i madh dhe më i rëndësishëm për Serbisë, sigurisht, është formimi i Asociacionit. Ka elemente të tjera që lidhen me dëshirën e Kosovës për ndërkombëtarizim më të madh”, ka thënë tutje ambasadori amerikan, shkruan Express.

Siç tha ai, të gjitha këto elemente duhet të përcaktohen me njëfarë saktësie, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime gjatë kalimit në fazën e zbatimit.

Show More

Related Articles

Back to top button