LajmeRajon

Bastiset shtëpia e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla

Mëngjesin e së mërkurës, Gjykata Speciale e ka bastisur edhe shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Të martën është bastisur shtëpia e ish-këshilltarit tjetër të ish-presidentit, Hashim Thaçi, Artan Behrami.

Një ditë më parë, saktësisht pas bastisjeve të kryera te dy ish-këshilltarë tjerë të Thaçit, Behrami reagoi ashpër ndaj kësaj Gjykate.

Të hënën u bastisën shtëpitët e Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt, ish-këshilltarë të Thaçit. 

Show More

Related Articles

Back to top button