Nga Drejtoria e Doganave kanë lamëruar se një sasi e madhe devizash, 250 kuti çajra detoksifikimi, por edhe një kokë e re motori për një kamion, janë pjesë e konfiskimeve të ditëve të kaluara.
Në dy raste të ndara, ekipet kanë zbuluar 15.100 euro, të cilat shoferët e kamionit kanë dashur t’i nxjerrin jashtë vendit përmes vendkalimit Tabanovc pa i lajmëruar, duke i fshehur në çorape dhe në vende të ndryshme të automjeteve.
Në rastin e parë janë gjetur gjithsej 11.100 euro, nga të cilat 7.000 euro ishin të fshehura në çorapet e shoferit, ndërsa pjesa tjetër e valutave ndodhej në portofolin e tij dhe në një zarf në kabinën e mjetit. Në rastin e dytë janë zbuluar 8 mijë euro, të cilat një shofer kamioni i ka fshehur në kabinën e kamionit nën mbulesën e kambios automatike. Në të dyja rastet, drejtuesve të mjeteve, përndryshe shtetas të Maqedonisë, iu janë kthyer dy mijë euro, shumë të cilën lirisht mund ta nxjerrin jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër e valutës është e mbajtur. Ndaj personave do të fillojë procedura adekuate kundërvajtëse.
“Në pikën kufitare Bllacë, në hyrje të vendit, në dy raste të ndara janë ndaluar dy shtetas kosovarë me qëllim të importimit të paligjshëm të 250 çajrave detoksifikues dhe një kokë të re motori për një kamion”, thonë nga Dretoria e Doganave.
Drejtoria e Doganave njofton se çajrat e detoksit janë zbuluar gjatë kontrollit të furgonit me targa të Kosovës nën sediljet e veturës, ndërsa në një automjet pasagjerësh me targa të Kosovës, në bagazhin e mbuluar me batanije dhe xhaketë është zbuluar koka e motorit të kamionit.
Edhe në këto raste, produktet e padeklaruara mbahen përkohësisht në mbajtje, ndërsa ndaj personave do të ngrihet procedimi përkatës.