LajmeMaqedoni

Ish-ministrja Gordana Jankulloska del nga burgu

Pas tre viteve e një muaj burg, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, sot ka dalë nga burgu “Idrizovë”.

Lirimi i saj nga burgu është bërë me kusht, pas vendimit të Gjykatës së Apelit dhe nuk do të kthehet në burg, nëse deri në tetorin e ardhshëm nuk kryen vepër tjetër penale.

Gjatë marrjes së një vendimi të tillë janë marrë parasysh disa faktorë: Jankulloska është nënë e një fëmije pesë vjeçar, të cilit i është hequr kujdesi dhe edukimi i nënës, ajo ka respektuar të drejtat dhe detyrimet që dalin nga rregullorja e shtëpisë së burgut, ajo përshtatej në mjedisin e shtëpisë në të cilin kishte marrëdhënie sa më miqësore me personat e tjerë të dënuar dhe nuk shfaqte sjellje të dhunshme dhe konfliktuale.

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska, në shtator të vitit 2020, pasi kishte shteruar të gjitha mjetet ligjore për shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg, është dërguar në “Idrizovë”, për të vuajtur dënimin prej katër vitesh si e dënuar në rastin “Tanku”.

Show More

Related Articles

Back to top button