LajmeMaqedoni

Para Komisionit Anketues për punën e Onkologjisë dëshmuan persona me përvojë në mjekim

Pasi doli në publik skandali për ngjarjet e Onkologjisë, ajo nuk ka marrë asnjë mesazh nga pacientët onkologjikë se “dikush u ka kërkuar diçka, qoftë ryshfet apo për të blerë ilaçe”, deklaroi Makedonka Ikonomova-Dançeva, kryetare e Shoqatës “Jemi dashuri” gjatë dëshmisë para Komisionit Anketus parlamentar për punën e Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë. 

Tre vite pasi u bë pacient e kësaj klinike, në vitin 2020 e ka formuar Shoqatën e cila funksionon si grup në FBme rreth 4.000 ndjekës, ku pacientët onkologjik shkëmbejnë mesazhe dhe përvoja. E regjistroi shoqatën, tha, për të kërkuar nga shteti trajtim më të mirë dhe dinjitoz për pacientët onkologjikë, grave të u mundësohen eko të rregullta dhe ekzaminimet mamografike të gjirit.

Në dëshminë para pacientëve Ikonomova-Davçeva tha se nuk ka vërejtur diçka të dyshimtë dhe beson, tha, se e ka pranuar kimioterapinë për shkak se ka pasur efekte anësore. Terapi biologjike nuk ka pranuar. Në Onkologji kjo terapi, tha, është vendosur në vitin 2018 dhe për pacientët onkologjikë nënkuptonte “një shkëndijë shprese se do të kishte një efekt më të madh në trajtimin e tyre”. I sqaroi përparësitë e terapisë biologjike – për dallim nga kimioterapia, ajo sulmon vetëm qelizat e sëmura, jo ato të shëndosha.

Tre vite nuk ka pasur asnjë problem me furnizim me barna, ndërsa mungesa filloi të paraqitet, tha, kur ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dha dorëheqje. Pastaj problemet vazhduan dhe terapi “herë kishte, herë nuk kishte”.

Për terapinë biologjike theksoi se është inovative dhe aplikohet në vendet evropiane dhe për këtë arsye tha se “vendi ynë duhet të na e ofrojë kur të përpiqet të shkojë në BE”.

“Neve, pacientëve onkologjikë, nuk na intereson se sa kushton terapia, ato janë shumë para, por ne e meritojmë të jetojmë”, tha Ikonomova-Davçeva. 

Ka dëshmuar edhe Darijan Petrov, i cili disa ditë pas informatave për keqpërdorim të Onkologjisë e ka formuar iniciativën qytetare “Përgjegjësi” dhe ka marrë pjesë në protesta para Prokurorisë. Para Komisionit Anketues parlamentar ka folur për ilaçet e nënës së tij, e cila në vitin 2020 e ka humbur betejën me kancerin. 

Ai tha se pas diagnostifikimit të sëmundjes në vitin 2015, ii sugjerua për terapi për të shmangur Klinikën e Onkologjisë dhe për të zgjedhur një klinikë private pasi citostatikët në klinikën shtetërore nuk ishin cilësore. I pyetur se kush i këshillonte në këtë mënyrë, ai u përgjigj se këshillat ishin nga “qarqet mjekësore” dhe nga mjekë që i njihte nëna e tij dhe ajo vetë mjeke e shëndetit publik, por që nuk ishin mjekë të Onkologjisë.

Në vitin 2019 vendosën të marrin terapi në Onkologji sepse nga onkologu Xhosef Gligorov nga Parisi kuptuan se terapia është në dispozicion në klinikën tonë dhe se e kanë të drejtë nga FSSHM. Por shumë shpejt ata u përballën me mungesën e terapisë dhe kjo prishi dozimin e deriatëhershëm të saktë dhe në kohë, një periudhë pasigurie që Petrovi e quajti traumatike.

Trajtimin e vazhduan në një klinikë private ku u përballën me johumanitet kur u tha nga një infermiere se nënës së tij, e cila tashmë ishte në fazën terminale, i ishte dhënë kripë në vend të një analgjeziku” për të parë nëse ajo kishte vërtet dhimbje apo jo”.

“Për mua ishte shokuese diçka e tillë t’i tregohet familjes”, tha Petrovi, duke shtuar se kjo ishte periudha e pandemisë KOVID kur shtrimi në spitale private ishte “shtrejtësi e paimagjinueshme”.

 Seanca e Komisionit Anketues parlamentar është ndërprerë dhe, siç tha kryetarja Rashela Mizrahi, do të njoftohet më tej për vazhdimin.

Për dëshmi sot ishte ftuar edhe Avokati i Popullit Naser Zyberi, i cili u përgjigj se nuk kishte mundësi të marrë pjesë, dr. Kalina Grivçeva-Stardelova, e cila ishte jashtë vendit dhe përfaqësuesit e Shoqatës “Borka”, tha Mizrahi, nuk iu përgjigjën ftesës për të dëshmuar për operacionin e Onkologjisë para deputetëve në këtë komision parlamentar. 

Show More

Related Articles

Back to top button