Në seancën e sotme të 129-të, ndër pikat e rendit të ditës janë edhe Propozimi për interpelancë për punën e prokurorit shtetëror, Lubomir Joveski, i dorëzuar nga deputetët e opozitës, si dhe propozimi për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Interpelanca e Joveskit është vendosur si pika e 13-të e rendit të ditës të seancës.
Propozuesit e interpelancës të publikuar në ueb faqen e Kuvendit- Afrim Gashi, Izet Mexhiti, Kastriot Rexhepi, Merita Kolçi Koxhaxhiku, Safije Sadiki Shaini, Fadil Zendeli dhe Hysni Ismaili theksojnë se ajo bazohet në pretendime serioze se Prokuroria ka fshehur fakte dhe informacione gjatë gjithë procedurës, ngriten padi për persona të tretë në vend që të përcaktohen fajtorët e vërtetë, me qëllim, siç thonë, të mbrohen politikanë të caktuar dhe anëtarë të biznes elitave, të cilët kanë qenë të përfshirë në ndërtimin e spitaleve modulare gjatë pandemisë.
“Nëse prokurori publik nuk e vërteton të kundërtën, se nuk janë fshehur fakte dhe se nuk ka pasur ndikim në procedurë për qëllime politike dhe personale, atëherë këto shkelje të rënda mbajnë përgjegjësi”, thuhet në interpelancën e propozuar për punën e prokurorit shtetëror, Lubomir Joveski.
Në të njëjtën seancë si pikë e 15-të është vendosur edhe Propozim vendimi për shpallje për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Pas emërimit të Krenar Llogës për ministër të Drejtësisë, një vend në KSHZ është liruar, të cilin opozita kërkon ta plotësojë me një përfaqësues nga opozita.
Deputetët do të diskutojnë edhe për Propozim – vendimin për publikimin e shpalljes publike për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Kundër Korrupsionit, mandati i të cilit përfundon në shkurt.
Në rendin e ditës të seancës së sotme janë Propozimi për vendim për emërimin e anëtarit të Komisionit të Agjencisë së Postës, Propozimi për vendim për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të statistikave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozimi për vendim për emërimin e kryetarit dhe anëtarit të Bordit Drejtues të Agjencisë së Aviacionit Civil, Propozim për vendimin për emërimin e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Ankesa të Prokurimit Publik, Propozim për vendimin për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve. i Këshillit republikan për siguri në komunikacionin rrugor, Propozim për vendimin për shkarkimin e anëtarit të Komisionit për zgjedhje dhe emërime të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozim për vendim për publikimin e shpalljes publike për emërimin e drejtorit të Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë, Propozim vendim për publikimin e shpalljes publike për emërimin e anëtarëve të Komisionit të Agjencisë për komunikime elektronike dhe propozim-vendime të tjera.
Në këtë seancë deputetët do të diskutojnë edhe për propozim vendimet për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordeve për ndarjen e çmimeve shtetërore “Nën Tereza”, “Shën Klimenti i Ohrit”, “Mito Haxhi Vasilev Jasmin”, “ 22 nëntor”, “Meto Jovanovski” si dhe çmimi shtetëror “23 tetori”.