LajmeMaqedoni

Diku rritje 18 %, diku ulje 8 %, te numri i të punësuarve në industrinë e Maqedonisë së Veriu

Në Maqedoninë e Veriut gjatë shtatorit të këtij viti është regjistruar rritje e numrit të punësuarve për 2.4 përqind në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit shtator të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Produktet kapitale për 15.7 % derisa rënie u vërejt tek Energjia për 4.3 %, Produktet intermediare, përveç energjisë 3.7 %, dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 4.7 %”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në pjesën e prodhimeve jo të qëndrueshme për konsum të gjerë, numri i të punësuarve është në nivel të njëjtë.

Në repartin për prodhimin e automjeteve motorike, kemi rritjen më të theksuar për 18.5 përqind, ndërkohë te reparti për përpunimin e drurit dhe produkteve të drurit dhe tapës, kemi ulje për 8.6 %.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shtator është regjistruar rritje e prodhimit industrial për 4.5 përqind, në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar.

Show More

Related Articles

Back to top button