BotaLajme

Hera e dytë që nga fillimi i luftës, Blinken mbërrin në Izrael, pritet takimi me kryeministrin Netanyahu

Ashtu siç ishte parashikuar, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Izrael. Ai pritet që të zhvillojë diskutime me qeverinë izraelite sa i takon agresionit që ka nisur prej fillimit të tetorit mes këtij shteti dhe Hamasit.

Kjo është hera e dytë që Blinken viziton Izraelin pas sulmit të Hamasit në qytetet e Izraelit jugor më 7 tetor. Ai udhëtoi tri herë në Izrael dhe në gjashtë vende arabe gjatë asaj vizite.

Ndërkohë, Blinken do të vizitojë edhe Jordaninë. Kjo e fundit njoftoi të mërkurën se e ka tërhequr ambasadorin e vet në Izrael dhe se nuk do ta lejojë ambasadorin e Izraelit në Jordani të kthehet në vend. Ajo tha se nuk do t’i ndryshojë këto vendime derisa të përfundojë konflikti në Gazë.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk