BotaLajme

Tre të vdekur nga moti i keq në Itali!

Jashtë Firences, lumi Bizenzio doli nga shtrati dhe autoritetet u kërkuan banorëve të zhvendoseshin në katet më të larta të shtëpive të tyre.

Tre persona kanë humbur jetën orët e fundit nga vala e rëndë e motit të keq që po godet Italinë.

Bëhet fjalë për dy të moshuar, 84 dhe 85 vjeç, të cilët po përpiqeshin të pastronin shtëpinë e tyre nga balta në Toskanë , ndërsa viktima e tretë, mosha e të cilit nuk dihet, jetonte në të njëjtin rajon, në qytetin e Livornos.

Jashtë Firences, lumi Bizenzio doli nga shtrati dhe autoritetet u kërkuan banorëve të zhvendoseshin në katet më të larta të shtëpive të tyre. Në qytetin e Pratos, një pjesë e spitalit është mbyllur.

Guvernatori rajonal i Toskanës, Eugenio Gianni, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajon dhe ka një shqetësim të madh për vërshimin e mundshëm të lumit të madh Arno, në lartësinë e qytetit të Pizës.

Në veri të Italisë më në fund për shkak të valës së motit të keq dy persona rezultojnë të zhdukur. Njëri, siç u bë e ditur, është një zjarrfikës.

Show More

Related Articles

Back to top button