Ajo që ndodhi mbëmjen e së mërkurës në transmetimin e drejtpërdrejtë të emisionit “Samo Vistina” në TV Kanal 5, dëshmon edhe njëherë divergjencat që eksiztojnë në shoqërinë tonë, thotë gazetari Driton Zenku, duke komentuar rastin e mbrëmshëm në Kanal5, njofton Civil Media.
“Janë reflektime të momentit që nxjerrin në sipërfaqe këtë fenomen. Ish deputeti Ismet Ramadani në skenën publike është aktiv për mbi dy tre dekada, dhe është dëshmitar i urretjes ndëretnike që nga fillimi i pluralizmit politik, por edhe më herët. Ramadani doli nga vetvetja kushtimisht thënë, nga shkaku se më tepër se tre dekada e ka ndjekur hija e nacionalizmit maqedonas. Ky vlerësim nuk është tentim për të amnistuar Ramadanin, por e vërteta duhet të vihet në dukje. Ramadani është analist politik me ndikim dhe i trajton dukuritë që ndodhin në shoqëri. Vërejtjet e Ramadanit ishin të arsyeshme, për shkak se në “Samo Vistina” është e vërtetë që shpeshherë vjellet vrerë ndaj shqiptarëve”, shprehet Zenku.
Sipas tij, Drejtuesi i emisionit Aleksandar Vidinovski, u arsyetua që distancohet nga kualifikimet antishqiptare, dhe është fakt që drejtuesi i emisionit aq mund të bëjë nga roli i tij.
“Moderatori i emisionit nuk mund të merr rolin e gjykatësit dhe të ndalon interpretimet e mysafirëve. Atë që mund ta bëjë moderatori, është distancimi i komenteve eventuale të të ftuareve nga politika redaktuese e mediumit. Skandaloze ishte ndërhyrja e drejtorit të televizionit Kanal 5, Ivan Mirçevski, i cili e dëshmoi se në çfarë forme drejton me mediumin. Diktatura dhe dora e hekurt nuk janë model i funksionimit të mediave në vendet demokratike. Nga diktati i tij, rrjedhimisht lind pyetja se çfarë autonomie kanë gazetarët në këtë televizion. Por rasti me Mirçevskin dëshmon se çfarë rolin kanë në Maqedoninë e Veriut drejtuesit e mediumeve, në këtë rast, televizioneve nacionale. Tetojnë të sillen si persona me pushtet absolut. Ishtë pikërisht personi në fjalë që në një rast ka marrë guximin të intervenon tek drejtuesi i institucionit ku është e punësuar bashkëshortja e tij, për t’i kërkuar që të mos i ndahen obligime pune. Një moment tjetër që dëshiroj të potencoj, ishte edhe rasti me përgatitjen e ligjit të ri pë media. Drejtorët e televizioneve nacionale me koncesion multipleks dixhital tokësor, kanë pasur qasje eskplicide – përjashtuese për mediat e tjera sa i përket financimit nga ana e shtetit. Ndikimi i tyre la jashtë ligjit mediat online, me kërrcënime të llojit, u shpallim luftë dhe rrëzojmë qeverinë”, shprehet Zenku.
Prandaj, shtoi ai, shteti duhet të ketë guximin e mjaftueshëm që të mos lejohen lobi grupe të paprekshme. “Në shtete demokratike ligji është i njejtë për të gjithë, qoftë edhe për drejtuesit e mediave”, përfundon Zenku.(Civil Media)