Një person në Mitrovicë është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal atje.
Policia rastin e ka cilësur si vdekje e dyshimtë.
Bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.