Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me zëvendëskryeministrin e Parë dhe ministrin e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve, Artan Grubi, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe Ejup Rustemi, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, sot morën pjesë në lëshimin në përdorim të drejtimit rrugor Podmolje-Strugë-Qafa Thanë.
Aksi rrugorë Podmolje-Strugë-Qafë Thanë ka avantazhe të mëdha ekonomike, hap mundësi për tregti dhe investime, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e infrastrukturës së transportit, që ka një efekt jashtëzakonisht pozitiv në stimulimin e rritjes ekonomike të të dy vendeve. Rruga shtetërore A2 lidhet edhe me Korridorin 8, i cili është i një rëndësie kyçe për lidhjen e vendit tonë jo vetëm me rajonin, por pozicioni gjeostrategjik i Korridorit 8 i mundëson Maqedonisë së Veriut të bëhet rrugë e pashmangshme transporti me vendet evropiane”, tha kryeministri Kovaçevski.
Ministri Boçvarski tha se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është duke punuar edhe në një projekt për rehabilitimin e infrastrukturës në pikën kufitare Qafë Thanë, si dhe vendosjen e video-mbikëqyrjes së re.
“Tashmë është duke u zbatuar në mënyrë aktive kontrata për ndërtimin e akseve rrugore të autostradës nga Korridori 8 dhe 10 e, që do të japë një imazh të ri të plotë në rrjetin rrugor modern dhe të ri në vend. Ky është projekti kapital më i madh, më domethënës dhe ne si Ministri së bashku me Ndërmarrjen Publike Rrugët Shtetërore jemi të fokusuar fuqishëm në zbatimin dhe ndërtimin në kohë të këtyre akseve rrugore. E ardhmja evropiane e vendit është e garantuar dhe për këtë kemi nevojë për rrugë të reja cilësore për zhvillim të barabartë të të gjitha rajoneve”, tha ministri.
Drejtori i NPRRSH Ejup Rustemi tha se ndërmarrja do të vazhdojë të punojë intensivisht dhe me përkushtim për realizimin e ciklit më të madh të investimeve në vend.
“Realizimi i këtij projekti është shembull se ai mund dhe duhet të ndërtohet sipas dinamikës së përcaktuar më herët, gjegjësisht mundet dhe do të ndërtohet në kohën e duhur, shpejtë dhe me cilësi”, tha Rustemi.
Rehabilitimi i rrugës shtetërore A2, përkatësisht segmentit Podmolje- Qafa Thanë ka kushtuar gati 8 milionë euro, kryeministri Kovaçevski theksoi se ky segment është i një rëndësie të jashtëzakonshme për këtë rajon, veçanërisht për nxitjen e bashkëpunimit rajonal, për mundësi të reja për lidhjet ekonomike, shkëmbimet kulturore dhe lidhjet mes njerëzve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.