LajmeRajon

Daçiq: Kosova mund të hapë ambasadë në Hënë, jo në Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova mund të hapë ambasadë në Hënë por jo në Serbi, duke nisur fushatën zgjedhore “si përgjigje ndaj raportimeve se Kosova mund të hapë misionin diplomatik në Beograd”.

Daçiqi dhe partia e tij sot dorëzuan nënshkrimet për pjesëmarrje në zgjedhje. Sipas tij, në Serbi gjithmonë para zgjedhjeve ka deklarata e akuza se Serbia do të sanksionojë Rusinë e se do ta njohë Kosovën, shkruan Tanjug.

Zgjedhjet në Serbi do të organizohen më 17 dhjetor. Në fushatën që tashmë ka nisur, presidenti i atjeshëm është zotuar se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button