BotaLajme

Blinken do të diskutojë në Jordani “situatën në Gaza” me ministrat e 5 vendeve arabe

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken sot në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, do të bisedojë me ministrat e Jashtëm të Jordanisë, Egjiptit, Arabisë Saudite, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), për sulmet e Izraelit ndaj Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Jordanisë thuhet se ministrat e Jashtëm të 5 vendeve arabe do të bisedojnë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO).

“Ditën e shtunë do të mbahet një takim koordinues në kuadër të përpjekjeve për ndalimin e luftës së Izraelit në Gaza dhe katastrofën humanitare që ajo ka shkaktuar”, thuhet deklaratë.

Më tej theksohet se më pas ministrat e vendeve arabe do të zhvillojnë takim me sekretarin Blinken dhe se ministrat “do t‘i theksojnë thirrjen për armëpushim dhe ndihmë urgjente”, homologut të tyre amerikan.

Bëhet e ditur se pas bisedimeve ministrat do të mbajnë së bashku një konferencë për media.

Show More

Related Articles

Back to top button