Rajon

Erdoğan: Netanyahu tashmë nuk është më një person që mund të merret në konsideratë si bashkëbisedues

Erdoğan: Netanyahu tashmë nuk është më një person që mund të merret në konsideratë si bashkëbisedues në asnjë mënyrë. E kemi fshirë e kemi hedhur tej.

Erdoğan: I kushtoj rëndësi Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islam në Rijad (në këtë muaj). Do të angazhohemi për armëpushimin dhe do të kryejmë punime paraprake.

Erdoğan: Përgjegjësi numër një për këtë (sulmet ndaj Gazës) është kryeministri izraelit Netanyahu. Aktualisht në Izrael kanë filluar bisedat kundër Netanyahut.

Erdoğan: Në Qipro Greqia mund të jetë vend garantues, Britania mund të jetë vend garantues dhe nëse Türkiye është vend garantues, pse nuk mund të ketë strukturë të ngjashme në Gaza.

Erdoğan: (Garantuesi në Gaza) Si Türkiye duhet të marrim përsipër rol udhëheqës. Ky do të jetë një zhvillim që do të formësojë të tashmen dhe të ardhmen përmes historisë.

Erdoğan: Netanyahu ka humbur mbështetjen e qytetarëve izraelitë, ai dëshiron të fitojë mbështetje për masakrat përmes retorikës fetare.

Erdoğan: Bota mbyll sytë ndaj sulmeve izraelite për të shkatërruar infrastrukturën shëndetësore të Gazës, duke lënë foshnjat dhe civilët të vdesin.

Erdoğan: Türkiye dëshiron të shohë një Gazë paqësore, si pjesë e shtetit sovran të Palestinës me integritet territorial, me Kudsin Lindor si kryeqytet brenda kufijve të vitit 1967.

Erdoğan: Türkiye do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të sjellë shkeljet e të drejtave të njeriut nga Izraeli, krimet e luftës në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Erdoğan: Tani bota duhet të dëgjojë klithmat e fëmijëve palestinezë. Është detyra jonë t’i shtrijmë dorën e ndihmës atyre njerëzve të pafajshëm dhe të shtypur.

Show More

Related Articles

Back to top button