LajmeRajon

Nis bora në Kukës, zbardhet mali i Gjalicës

Nisin reshjet e para të borës në Kukës. Radio Televizioni Shqiptar sjell momentet e para kur flokët e borës u shfaqën në malin e Gjalicës. Bora nisi pas reshjeve të dendura të shiut, ndërsa aktualisht temperaturat janë të ulëta në këtë zonë.

Siç raportohet nga barinjtë, që mbarështojë bagëti në bjeshkën e Gjalicës reshjet e para nisën mesditën e së shtunës dhe aktualisht nuk paraqiten problematika. Mali i Gjalicës, që është edhe më i larti në Kukës, ndodhet në 2489 metër mbi nivelin e detit.

Show More

Related Articles

Back to top button