Skuadra e Juventusit siguron tri pikët në stadiumin “Artemio Franki” ndaj Fiorentinës, në takimin e javës së 11-të të Serie A. Maftuan dhjetë minuta lojë që “Zonja e Vjetër” të zhbllokonte sfidën, me Miretin që gjeti golin pas asistit të dhuruar nga Kostiç.
Pavarësisht tentativave te vazhdueshme të Fiorentina-s për të gjetur rrjetën, në fund takimi u mbyll me rezultatin 0-1 dhe mbrojtja bardhezi rezistoi më së miri me një Bremer gjigant.
Pas takimit të javës së 11-të, Fiorentina numëron tre ndeshje pa fitore dhe renditet në vendin e tetë me 17 pikë. Teksa Juventus vazhdon me trendin pozitiv dhe renditet në vend të dytë me 26 pikë, dy më pak se Interi kryesues.