Në vazhdën e riorganizimit të strukturave të Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, dje u mbajt Kuvendi i Degës së FRASH në Komunës e Vrapçishtit.
“Shumica e kuvendarëve të pranishëm, kryetar të FRASH-Vrapçisht zgjodhën Arlind Hamidin, aktivistin e dalluar të ASH-së, i angazhuar edhe në departamentin për Informim të partisë dhe Komunës së Vrapçishtit”, njoftojnë nga ASH-Dega në Vrapçisht.
Punimet e Kuvendit nga afër i ka djekur nënkryetarja e ASH-së, Ilire Dauti, Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, njëherit Sekeretar Organizativ i ASH-së, Isen Shabani, Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe Kryetari i Degës, Zuli Demiri.