BotaLajme

Presidenti iranian: Këto krime të tmerrshme dhe kundër njerëzimit janë gjenocid

Presidenti iranian Ebrahim Raishi akuzoi sot SHBA-në se po nxit Izraelin të “vrasë dhe të kryejë akte çnjerëzore” kundër palestinezëve në Rripin e Gazës. Gjatë takimit të tij me kryeministrin irakian Mohammad Shia al-Sudani në Teheran, Raishi bëri thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” në Gaza.

Ai shtoi gjithashtu se ai dhe Sudani “besojnë se bombardimet duhet të ndalen sa më shpejt që të jetë e mundur, se duhet të shpallet një armëpushim i menjëhershëm dhe se ndihma duhet t’i jepet popullit të shtypur dhe krenar të Gazës”.

“Këto krime të tmerrshme dhe kundër njerëzimit janë gjenocid, të kryera nga regjimi sionist me mbështetjen e SHBA-së dhe disa vendeve europiane”, tha presidenti iranian.

Takimi i paparalajmëruar ndërmjet Raisit dhe Sudanit erdhi një ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken bëri një vizitë të papritur në Bagdad.

Blinken vlerësoi se “kërcënimet dhe sulmet që vijnë nga milicitë pranë Iranit” kundër forcave amerikane të vendosura në Irak dhe Siri “janë plotësisht të papranueshme”.

Që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, disa sulme me dronë dhe raketa janë nisur kundër forcave amerikane dhe forcave të koalicionit ndërkombëtar kundër xhihadistëve.

Irani dhe Iraku nuk e njohin shtetin e Izraelit dhe qeveria irakiane është afër Teheranit, i cili mbështet Hamasin.

Më 25 tetor, Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei akuzoi SHBA-në si “bashkëpunëtorë të padiskutueshëm në krimet” që po kryhen në Rripin e Gazës. 

Show More

Related Articles

Back to top button