LajmeRajon

Pacolli ia pren shkurt e shqip Petkoviçit: Zgjedhje të Serbisë në Kosovë s’do të ketë derisa është VV e Albin Kurti

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre serbe për Kosovën”, Petar Petkoviç, i ka drejtuar të premten një kërkesë me shkrim kreut të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, nga i cili ka kërkuar që të sigurohet përfshirja e misionit në organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë në Kosovë.

Deputetja e VV, Fitore Pacolli, ka reaguar ndaj kësaj kërkese të Petkoviçit, duke thënë se zgjedhje të Serbisë në Kosovë ka pasur kur kanë qeverisur PDK, LDK, AAK, shkruan Syri.net Kosova

“Zgjedhje të Serbisë në Kosovë nuk ka pasur e as nuk do të ketë derisa në krye të shtetit është Lëvizja VETËVENDOSJE e Albin Kurti Kryeministër”, ka shkruar Pacolli.

Show More

Related Articles

Back to top button