LajmeMaqedoni

Lloga liron nga detyra gjyqtarin Llazar Nanev

Pas pranimit dhe analizës së materialeve për seancën e Këshillit Gjyqësor ministri i drejtësisë Krenar Lloga ka konstatuar se materialet e dorëzuara përmbajnë pretendime të rënda për cenimin e integritetit të gjyqtareve dhe se është një situatë shqetësuese për sigurinë juridike të qytetarëve, përcjell TV21. Lloga tha se Ministria e Drejtësisë nuk do të lejojë në trupa punues të anëtarësohen persona për të cilët ka indikacione serioze për dëmtim të integritetit.

Lloga njoftoi se Gjyqtarin i gjykatës themelore Kavadar, Llazar Nanev e ka liruar nga detyra anëtarë i Këshillit për koordinimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në autoritetet gjyqësore./tv21.tv

Show More

Related Articles

Back to top button