LajmeMaqedoni

VMRO-ja nuk e do BDI-në në qeverinë e ardhshme, Osmani: Edhe Zaevi thoshte se do të jemi opozitë

Deklaratat e eksponentëve të VMRO-DPMNE-së të cilët kanë thënë se nuk e duan BDI-në në qeverinë e ardhshme, nuk e kanë bindur partinë e Ali Ahmetit. Sipas Bujar Osmanit, një paralajmërim të tillë kishte bërë edhe Zaevi, para zgjedhjeve të fundit.

“Kjo nuk ndodh për herë të parë. Mua më kujtohen deklaratat e Zoran Zaevit në mitingje kur thoshte “pse jo BDI në opozitë” dhe e dini se cili ishte rezultati më pas. Vërtetë kjo mënyrë e nxitjes së urrejtjes ndëretnike me qëllim që më pastaj të shfrytëzohet për pikë politike është shumë e rrezikshme për një demokraci multietnike. VMRO-së vetëm mund t’i them se për aq kohë sa është BDI-ja dhe Ali Ahmeti, shqiptarëve nuk do të ju mungojë asnjë qime”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.
E koalicionimi me BDI-në, sipas VMRO-DPMNE-së, ishte pikërisht arsyeja që i uli rejtingun LSDM-së.

VMRO-DPMNE-ja kërkon të fitojë 61 deputetë në Kuvend në zgjedhjet e ardhshme, kurse për partner koalicioni thotë se preferon opozitën aktuale shqiptare. Sipas tyre, koalicioni me BDI-në nuk është opsion. Këto deklarata i bëri nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikollovski, për Radion Evropa e Lirë.

“Pas zgjedhjeve një gjë është e sigurt dhe ajo është që qeveri me BDI-në s’do të ketë. Kjo udhëheqësi e BDI-së, për fat të keq, u kriminalizua në shkallën më të lartë të mundshme. Pothuajse nuk ka ditë pa aferë në të cilën janë edhe anëtarë të BDI-së. kjo është një sjellje të cilën askush s’mund ta tolerojë dhe që duhet të hetohet nga organet dhe jo të jetë pjesë e qeverisë”, tha Alekasandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Partia e Mickoskit e përjashton mundësinë e koalicionimit parazgjedhor me ndonjë parti shqiptare kurse pas zgjedhjeve, vendimi do të varet, siç thonë ata, nga programet politike. 

Show More

Related Articles

Back to top button