Llapi pritet të ketë mbështetje të madhe të enjten mbrëma në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve ndaj Buduçnostit.
Llapjanët u pritën keq në Podgoricë, ku u vërshëllyen dhe u fyen, jo vetëm ata, por edhe krejt kombi shqiptar, nga tifozët pro-serbë nga Podgorica.
E tash, shqiptarët nga të gjitha anët janë mobilizuar për ta pritur skuadrën malazeze “si në ferr”.
Prej tifo-grupeve që e konfirmon pjesëmarrjen në Prishtinë është edhe ai nga Tetova “Ballistët”.