LajmeRajon

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, ish-kryeministri italian skeptik: Duket më shumë si reklamë

Ditën e djeshme mes Shqipërisë dhe Italisë u nënshkrua marrëveshja për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shëngjin.

Mirëpo, ish-kryeministri italian, Matteo Renzi është shprehur skeptik në lidhje me marrëveshjen.

Sipas Renzit, zgjidhja e vetme është që emigrantët të cilët kalojnë Mesdheun të dërgohen në punë, ndërsa pjesa tjetër tingëllon si reklamë.

“Le të shohim nëse kalojmë nga fjalët në veprime. Është qeveria që duhej të bllokonte zbarkimet. Për momentin në Shqipëri Meloni na ka dërguar vetëm turistë këtë verë. Të shohim nëse kjo zgjidhje do të funksionojë, unë vazhdoj të mendoj se ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është dërgimi i këtyre njerëzve në punë. Shpëtojini në det dhe më pas dërgojini në punë. Pjesa tjetër më tingëllon si reklama, pastaj do të shohim nëse do të funksionojë. Më duket një zgjidhje mjaft teorike dhe jopraktike”, u shpreh lideri i “Viva Matteo Italia” Renzi.

Show More

Related Articles

Back to top button