Përpjekja për ekonomi gri është penguar, pasi në pesë raste doganierët nga vendkalimi kufitar Bogorodicë kanë konfiskuar rreth 700 veshje të padeklaruara dhe 22 palë këpucë të destinuara për shitje në tregun e vendit tonë. Në të gjitha rastet, personat, përndryshe shtetas të Maqedonisë, kanë tentuar në mënyrë të paligjshme ta importojnë mallin pa paguar detyrimet e importit, njoftojnë Dogana e Maqedonisë.
“Në katër prej rasteve, veshje dhe këpucë të padeklaruara janë zbuluar gjatë kontrollit të autobusëve në çantat e udhëtimit të pasagjerëve, si dhe në çanta të zeza poshtë sediljeve të pasme. Në rastin e fundit, veshjet e padeklaruara janë zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh.
Produktet janë konfiskuar, ndërsa ndaj personave kanë nisur procedurat përkatëse.
Administrata doganore, në kuadër të prioriteteve të saj, realizon në vazhdimësi aktivitete për mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe shtypjen e ekonomisë gri”, shtojnë nga Doganat e Maqedonisë.