LajmeMaqedoni

Spasovski: 60 persona të arrestuar brenda një jave

Në periudhën prej 30 tetorit deri më 5 nëntor të këtij viti janë arrestuar mbi 60 persona për arsye të ndryshme, për tregti të paligjshme të drogës, kontrabandë, vjedhje të rëndë, prerje të paligjshme të druve, persona të kërkuar me urdhër-arrest, organizimin e lojërave të fatit pa licencë, thekson ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një postim në Fejsbuk.

Sipas Spasovskit, në periudhën në fjalë janë ndërmarrë masa të shtuara operative dhe aktivitete parandaluese me qëllim të rritjes së sigurisë së qytetarëve.

Show More

Related Articles

Back to top button