LajmeMaqedoni

ESHS-Maqedoni: Kostoja e jetesës në muajin tetor është rritur për 3.5%

Kostoja e jetesës në tetor 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur me 3.5%, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë me 3.4%, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika të Maqedonisë së Veriut.

Krahasuar me shtatorin e këtij viti, njoftojnë nga ESHS, kostoja e jetesës është ulur për 1.5 për qind dhe çmimet e shitjes me pakicë për 0.6 për qind.

“Ulje e indekseve të kostos së jetesës në tetor 2023, krahasuar me një muaj më parë, është vërejtur te qumështi me 10.1%, vezët me 9.0%, perimet e freskëta dhe të ftohta, përveç patateve dhe frutave të tjera me rrënjë me 8.6%, uji mineral, pijet e gazuara, lëngjet e frutave dhe perimeve me 6.4%, frutat e freskëta dhe të ftohta me 5.2%, birra me 4.3%, djathi dhe gjiza me 4.1%, mishi me 3.4%, buka dhe drithërat me 3.3% dhe vaji dhe yndyrat me 0.9 %”, thuhet në njoftimin e ESHS-së./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button