BotaLajme

Iraku dhuron 10 milionë litra karburant për spitalet e Gazës

Qeveria irakiane ka dhuruar 10 milionë litra karburant për gjeneratorët elektrik të spitaleve në Rripin e Gazës mes sulmit ushtarak izraelit në territorin palestinez, transmeton Anadolu.

Kryeministri irakian, Mohammed Shia al-Sudani, në një njoftim me shkrim tha se masa “ka për qëllim të lehtësojë vuajtjet e popullit palestinez në Rripin e Gazës”.

Megjithatë, në njoftim nuk specifikohet një datë për dërgesat e karburantit apo se si do të lejohen ato në territorin e bllokuar nga Izraeli.

Izraeli refuzon çdo dërgesë të karburantit në Rripin e Gazës derisa të lirohen pengjet e mbajtura nga Hamasi.

Izraeli ka nisur sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga ofensiva ndërkufitare e Hamasit një muaj më parë.

Të paktën 10.328 palestinezë, përfshirë 4.237 fëmijë dhe 2.719 gra, janë vrarë që atëherë. Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është afër 1.600.

Përveç numrin të madh të viktimave dhe zhvendosjeve masive të popullatës palestineze, nevojat themelore për 2,3 milionë banorët e Gazës po mbarojnë për shkak të rrethimit izraelit.

Show More

Related Articles

Back to top button