Ushtria ukrainase ka vënë në shënjestër një baze të rusëve dhe ka vrarë 52 ushtarë, ndërsa është shkatërruar edhe një depo municioni në Kherson. Edhe Moska e ka konfirmuar lajmin, por duke pretenduar se bëhet fjalë vetëm për 7 viktima.
Ukraina ditët e fundit ka filluar një kundërofensivë në rajonin e Khersonit. Në shënjestër të bombardimeve kanë qenë bazat e ushtrisë ruse.
Nga ana tjetër, forcat ruse kanë ndërmarrë një seri sulmesh me raketa mëngjesin e kësaj të marte në qytetin Mykolaiv.
Ndërsa nga sulmi i një dite më parë, në një kompleks banimi në Donjeck numri i viktimave është rritur në 34.
Pasi mori Luhanskun, Rusia ka shtuar sulmet edhe në Donjeck për të marrë kontrollin e plotë të rajonit të Donbasit.